Lideri i Koresë së Veriut, Kim
Jong Un është vaksinuar
kundër COVID-19 me një nga vaksinat e zhvilluara në Kinë.
Ky lajm është raportuar nga inteligjenca japoneze dhe shpërndarë nga Harry Kazianis, drejtuesi i Qendrës për Interesin Kombëtar në Uashington, në
revistën “1945”.
Kim
Jong Un ka marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin e tij dhe nga vendi komunist nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve deri tani.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 13:02