Një tërmet i fuqishëm 7.7 ballësh ka goditur sot Kilin, duke shkaktuar kështu edhe
paralajmërim për një
tsunami të mundshëm.
Tërmeti goditi 225 kilometra në jugperëndim të Puerto Montt, në jug të
Kilit, ndërsae piqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Zyra e
Kilit për Emergjenca Kombëtare e ka bërë një
paralajmërim dhe ka urdhëruar
evakuimin e zonave
bregdetare në rajonin Los Lagos.
"Si masë parandaluese, ne urdhërojmë
evakuimin e zonave
bregdetare të Bibios, Araucania, Los Rios, Aysen," thuhet në
paralajmërim. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2016,
ora 16:07