Afgani shprehet i lumtur që është në Shqipëri: Jam si ju, gazetar!

Gjatë natës së kaluar në Shqipëri kanë mbërritur 154 afganë në dy fluturime direkt nga Kabuli.

Ky grup njerëzisht u akomoduan në godinat e Qytet Studenti në Tiranë.

Për mediat e ndryshme në vend disa prej tyre janë shprehur se janë pritur mirë e se ndihen më të sigurtë. Një prej tyre tha se është në profesion gazetar.”Gazetar njësoj si ju.

Plani ynë është të rrimë këtu disa ditë e më pas të shkojmë në vendet e tjera…”- tha afgani për News 24. /albeu.com/