Duhet të vendoset rendi në
Libi dhe duhet dhënë fund luftimeve, kështu ka deklaruar shefi i OKB-së, Ban Ki
Moon duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë.
Ki
Moon tha se kriza ka hyrë në një “fazë të re dhe decizive” dhe se kryesorja në këto momente është të sigurohet që tranzicioni të kalojë shpejt dhe lehtë.
Rebelët libianë deklarojnë se kanë pothuajse kompletuar kontrollin e Tripolit, ndërkohë që luftimet vazhdojnë në lindje. Në të gjithë
vendin raportohet se ka mungesë karburanti, ushqimesh dhe ndihmash mjekësore.
Korrespondentët në Tripoli thonë se ka pasur disa luftime, kryesisht përreth aeroportit ndërkombëtar, po aktualisht qendra e kryeqytetit është e qetë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2011,
ora 12:24