Khalilzad: Çurkin "nuk ka diskutuar ndonjë lloj të vetos" për rezolutën e re
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po i diskuton seksionet paraprake të rezolutës së re për statusin e Kosovës, ka thënë mbrëmë ambasadori amerikan në KB Zalmaj Khalilzad.Ai tha se pjesë të kësaj rezolute u janë shpërndarë para disa ditësh të gjithë anëtarëve të KS dhe po zhvillohen bisedime për ta caktuar datën për debat lidhur me planin e Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Duke u shprehur për mundësinë e vetos anga ana e Rusisë, ambasadori Khalilzad, që këtë muaj është edhe kryesues i KS, tha se kolegu rus Vitalij Çurkin "nuk ka diskutuar ndonjë lloj të vetos" me të dhe ka shtuar se "diskutimet tona deri tani kanë qenë në frymën e bashkëpunimit". Në propozim tekstin e paraqitur nga vendet perëndimore theksohet "përkushtimi për të mos lejuar asnjë formë të dhunës, të provokimit, apo të kërcënimit" dhe riafirmohet qëndrimi për "domosdoshmërinë urgjente" për më tepër progres në kthimin e personave të zhvendosur dhe të refugjatëve. Agjencia AP raporton se në propozim tekstin e paraqitur nga Rusia nuk përmendet propozimi i Ahtisaarit, por kërkohet zbatimi i rezolutës 1244.
Shtuar më 09/05/2007, ora 17:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori