“Më jep një cigare”, të miturit tentojnë të grabisin shqiptarin në Itali

Dy 17-vjeçarë italianë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga efektivët e policisë pasi tentuan të grabisnin një shqiptar 35-vjeçar në Corso di Porta Ticinese të Milanos.

Sipas rrëfimit të viktimës, dy të miturit iu afrun me justifikimin se donin cigare.

Por menjëherë ata zbuluan qëllimet e tyre duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë që të dorëzonte gjithçka që kishte në xhepa.

Të miturit u pikasën nga një skuadër policore dhe u arrestuan./Albeu.com/


Shtuar 13.05.2023 12:30