Këto janë katër gratë më të vjetra në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pesë femrat më të vjetra në të kanë lindur në shekullin 19-të. Cili është sekreti i jetës së tyre.

Misao Okavo në mars të këtij vitit kremton 117 vjetorin e lindjes dhe ajo, sipas Librit Guinness, është më e vjetra në botë. Kjo stërgjyshe jeton në Osaka, Japoni.

Ajo thotë se sekreti i jetës së gjatë së saj është në sushi, tetë orë gjumë dhe relaksim.

Misao është lindur në vitin 1898 dhe është martuar në vitin 1919. I ka tre fëmijë, katër nipa dhe gjashtë stërnipa. Burri i ka vdekur në vitin 1931, transmeton koha.net.

Supozohet se në Japoni jetojnë mbi 50 mijë njerëz më të vjetër se 100 vjet për çfarë meritor është ushqimi me peshk oriz.

Gertruda Vivier është amerikania më e vjetër. Është lindur më 4 korrik 1898, në ditën e pavarësisë së ShBA dhe për këtë shkak ajo pohon të jetë ende grua e pavarur. Kjo damë nga Arkanzasi pohon se besimi e ka sjellë deri në këtë moshë.

Ajo është martuar në vitin 1915 dhe i ka katër fëmijë. Tani është në shtëpinë e pleqve, pasi është e palëvizshme, ndërsa rregullisht e viziton mbesa e saj 78 –vjeçe.

Ajo thotë se ditën e kalon duke bërë manikyr dhe duke e lexuar Biblën, ndërsa sekreti i jetëgjatësisë së saj fshihet në dashuri.

Jarilian Tali ka 115 vjet dhe jeton në Michigan. Është lindur në vitin 1899 dhe ka vajzën Telma (76 vjeçe ) me të cilën jeton. Ajo është ndër më të vjetrit në Amerikë dhe konsideron për jetëgjatësinë e saj meritor është ekskluzivisht Zoti dhe se ajo asgjë nuk mund të bëjë lidhur me këtë.

Suzana Mochate Jons është njujorkeze, 115 vjeçe, nuk pi dhe e përdor duhanin dhe fle mirë. I vetmi racioni që e përdor është proshuta të cilën e adhuron e han për çdo mëngjes . Suzana nuk ka fëmijë dhe u ka ndihmuar nipërve duke ua ka paguar shkollimin.

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjë herë në planet është Jin Calment nga Franca e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeçare. /albeu.com/



Shtuar më 21/07/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori