Këshillli i Sigurimit i bën thirrje Sirisë të ketë kujdes me armët kimike
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e saj mbi armët masive të mbetura nga regjimi i Kolonel Muamar Gadafit.
Me rënien e sistemit që kishte ndërtuar regjimi i tij ky vend sikurse edhe vende të tjera të cilat kanë dalë nga sisteme komuniste kanë trashëguar me tonelata armësh dhe municionesh nga e kaluara.

Këshilli i Sigurimit i ka bërë thirrje Libisë dhe fqinjëve të saj për të ndalur përhapjen e armëve të plaçkitura nga protestuesit.
Shqetësimi më i madh për është se këto armë mund të bien në duart e Al-Kaedës dhe grupeve të tjera terroriste.

Shumë armë janë shkatërruar nga operacionet e NATO-s, të cilat përfunduan mesnatën e së hënës. Rezoluta e hartuar nga Rusia dhe miratuar njëzëri, thotë se një rezervë e madhe për raketa ajrore, e cila ishte akumuluar nga Kolonel Gadafi, ende mund të përbëjë një kërcënim për avionët e pasagjerëve.

Drejtues të Këshillit kanë kërkuar nga qeveria e re libiane që të bashkpunojë me autoritetet ndërkombëtare për shkatërrimin e armëvë kimike./albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori