Gjermania ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për përkeqësimin e dhunës në Siri. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë vrarë afro 140 protestues të dielën, në një nga përleshjet më të dhunshme që nga shpërthimi i trazirave kundër presidentit Bashar al-Asad.
Dhjetëra të vrarë janë raportuar në qytetin
Hama, pasi ushtria ka ndërhyrë me
tanke.
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “është tronditur nga brutaliteti i qeverisë siriane kundër popullit të saj”.
Këshilli i
Sigurimit ka pranuar kërkesën dhe pritet që mbledhja të fillojë gjatë ditës.
Shtuar më 01/08/2011,
ora 10:49