Këshilli i Sigurimit dënoi deklaratën e presidentit iranian
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dënoi thirrjen e presidentit të Iranit Mahmoud Ahmadinejad për "fshirjen e Izraelit nga harta".Ambasadori rumun në OKB, Mihnea Motoc, duke folur në emer të Këshillit të Sigurimit tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë deklaratat kundër Izraelit të bëra nga Mahmoud Ahmadinejad, president i republikës Islamike të Iranit. Izraeli ndërkaq, mirëpriti deklaratën e Këshillit të Sigurimit. Teherani ndërkohë, e cilësoi të papranueshme deklaratën e OKB-së. Ministria e Jashtme tha se Irani nuk do të përdorë forcën kundër asnjë vendi tjetër dhe nuk do të kërcënojë askend.
Shtuar më 30/10/2005, ora 18:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori