Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani gabimisht ushqime të mykura

Imagjinojeni këtë: më në fund hani sanduiçin tuaj të preferuar dhe kuptoni se buka është e mbuluar me myk!

Kjo me siguri ju ka ndodhur një ose dy herë dhe me shumë mundësi ju shqetësoheni për pasojat e mundshme. Në fakt, ka disa mënyra të ndryshme që trupi mund të reagojë ndaj kësaj.

Bright Side tregon efektet negative që myku nga ushqimi mund të ketë në trup:

Disa lloje të mykut mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj
Ka kimikate toksike që mund të gjenden në myk dhe ato mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore si dëmtimi i mëlçisë, të vjella dhe diarre. Megjithatë, kjo varet nga disa faktorë si sistemi imunitar ose mosha.

Një nga ato më të zakonshmet dhe më toksikët njihet me emrin aflatoksina që madje mund të shkaktojë edhe kancer. Për fat të mirë, jo të gjithë ushqimet e mykura prodhojnë këtë kimikat. Sidoqoftë, ai mund të gjendet në kikirikë dhe misër fushash.

Ju mund të jeni alergjik ndaj mykut
Ka disa njerëz që kanë reaksione alergjike ndaj mykut që gjendet tek ushqimi. Nëse jeni i ndjeshëm, është më mirë të qëndroni larg tij dhe në rast se e hani gabimisht, telefononi menjëherë mjekun tuaj.

Ka ushqime me myk që trupat tanë mund t’i tretin lehtë
Llojet e mykut që përdoren në lloje të ndryshme të djathit janë të sigurta për t’u ngrënë. Por, për fat të keq, ato nuk janë akoma në rregull për ata që kanë alergji nga myku .

Bakteret brenda mykut mund të shkaktojnë simptoma të helmimit nga ushqimi
Myku, në vetvete, nuk është aq i rrezikshëm dhe shanset që ju të sëmureni vërtet janë të ulëta. Sidoqoftë, ajo që mund t’ju bëjë të sëmureni janë bakteret që mund të rriten së bashku me të. Në këtë rast, mund të përjetoni simptoma, si të vjella dhe diarre.


Shtuar 7.07.2020 21:24