Kerry: Nuk mund të presim gjatë për detajet e planit rus
John Kerry
“Nuk mund të ketë një zgjidhje politike për krizën siriane nëse Assad do vazhdojë të përdorë armë kimike”.

Kështu ka deklaruar sot Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, duke nënvizuar se SHBA presin të njihen me planin rus, për sa i përket dorëzimit të armëve kimike nga Damasku, me qëllim shkatërrimin e tyre.

“Por nuk mund të presim gjatë për detajet e këtij plani”, ka shtuar më tej Kerry.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçëse t’i përgjigjemi regjimit të Assad", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori