Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John
Kerry deklaroi sot në Stamboll se
normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit është një proces shumë i rëndësishëm dhe se dy vendet duhet të rikthejnë ambasadorët në kryeqytetet respektive.
Kerry, i cili u takua me homolognu e tij turk, Ahmet Davutoglu, përpara se të takohet me kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan,
ftoi dy vendet të gjejnë shpejt një marrëveshje mbi kompensimet që Izraeli duhet t'u bëjë familjeve turke të sulmit kundër anijes ''Mavi Marmara'', në vitin 2010. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013,
ora 17:26