Sekretari amerikan i Shtetit, John
Kerry, do të vazhdojë përpjekjet për të ringjallur procesin e
paqes në Lindjen e Mesme. Ai takon sot në
Ramallah kryeministrin
palestinez, Salam Fayyad dhe në Jerusalem presidentin izraelit, Shimon Peres.
Kjo është vizita e tretë në rajon, në tri javë. Të dielën mbrëmje në
Ramallah, ai dhe presidenti
palestinez, Mahmud Abbas, kanë
diskutuar "rrugën drejt
paqes", por detaje nuk janë dhënë.
Më herët në Stamboll,
Kerry ka thënë se Turqia mund të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e pajtimit midis fraksioneve rivale palestineze - Hamasit dhe Fatahut. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013,
ora 10:48