Në këtë ditë pritet ndryshimi i madh, parashikimi i motit për këtë javë

Pas disa ditëve diell dhe temperatura të larta në fund të marsit, moti ka marrë sërish kthesa nga dimri edhe pse jemi në muajin prill.
Edhe këtë javë nuk do të kemi mot të qëndrueshëm. Reshjet e shiut e të dëborës në zonat malore do të jenë prezente përkohësisht gjatë ditës së hënë.

Përmirësimi i motit do të vijë në mesjavë kur do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell. Ditën e enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi mesatare ndërsa gjatë ditës së enjte edhe e vrullshme përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë./SHMU


Shtuar 4.04.2022 10:13