Kerry kërkon lirimine priftit në Iran
Në një deklaratë për shtyp sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka kërkuar nga autoritet iraniane që të lirojnë priftin iraniano-amerikan. Prifti iraniano-amerkian, Saeed Abedini është dënuar me tetë vjet burg.

Kerry thekson se është i frikësuar nga raportet se Abedini po keqtrajtohet fizikisht dhe psikikisht në burg, dhe se gjendja e tij rëndohet gjithmonë e më tepër.

Një trajtim i tillë theksoi ai është në kundërshti me normat ndërkombëtare dhe vetë ligjet e Iranit. Saeed Abedini, shtetas amerikan që ka kaluar në fenë e krishterë, është dënuar në fund të janarit të këtij viti.

Abedini nuk i ka pranaur akuzat se është përpjekur të shkatërrojë sigurinë shtetërore të Iranit duke krijuar rrjet të kishave të krishtera në shtëpitë private./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori