Kerry: Gjithë bota ta luftojë ISIS-in
Pëlqej
Sekretari amerikan, John Kerry ka thënë në KS të OKB-së se grupi ISIS nuk është gjë tjetër veçse një grupim radikal dhe terrorist, të cilit i duhet shpallur luftë nga e gjithë bota.

Kerry tha se ISIS përbën rrezik jo vetëm për Sirinë dhe Irakun, por eshte rrezik për sigurinë e të gjithë njerëzve në botë.

"Përballë kësaj të keqeje të madhe kemi vetëm një alternativë: ta luftojme atë me një fushatë globale, tërësore dhe të aftë për t'u siguruar, se qoftë në Irak, qoftë në Siri, apo gjetkë, ISIS nuk mund të gjejë strehë" , ka vlerësuar Kerry.

John Kerry ka shtuar se koalicioni që u vendos në Paris kundër ISIS-it nuk është vetëm koordinim ushtarak, por është koordinim që përfshin një sërë fushash. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori