Kerry dhe Lavrov do të takohen sot në Paris
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka telefonuar të premten në darkë presidentit të SHBA-së Barak Obama për të diskutuar për Ukrainën.

Gjatë bisedër telefonike Obama përsëri i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga kufiri lindor me Ukrainën.

Ndërsa sot Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, do të takohen në Paris për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë.

Takimi vjen pas bisedës telefonike mes dy presidentëve.

Gjatë ditës së djeshme Ministri Lavrov ka deklaruar në një intervistë në televizionin shtetëror rus, se Moska nuk e ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, por është e gatshme të mbrojë të drejtat e rusëve dhe popullsisë rusishtfolëse në këtë vend. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori