Kerry dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, janë takuar sot në Paris, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i ulur tensionet e shkaktuara nga kriza në Ukrainë.

Washingtoni akuzon Moskën për dislokim të trupave në rajonin ukrainas të Krimesë, dhe përshkruhet si akt agresioni, por kjo hidhet poshtë nga Kremlini. e Megjithëse palët kanë dallime të thella mbi këtë çështje, ata kanë lenë të kuptohet se preferojne nisjen e dialogut.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia nuk mund t’i urdhëroj ushtarët në Krime që të kthehen në baza, pasi ata janë pjesëtarë të forcave “vetëmbrojtëse” dhe nuk janë trupa të rregullta ruse. Rusia kontrollon 'de fakto' rajonin jugor autonom, ku gjatë natës ka patur sërish acarim të situatës, por nuk ka raporte për dhune.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i përkohshëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, tha se Kievi dëshiron zgjidhje paqësore të krizës së krijuar gjatë ditëve të fundit.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Francës, Laurent Fabius, zyrtari i lartë ukrainas Andriy Deshchytsya tha se vendi i tij dëshiron të ketë “marëdhënie fqinjësore” me Rusinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania thanë se Lavrov kishte refuzuar të pranoj përpjekjet për të takuar sot minsitrin Deshchytsya në Paris, në kuadër të të të ashtuquajturit Grup të Memorandumit të Budapestit, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia dhe Ukraina. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori