Sekretari amerikan i Shtetit John
Kerry tha se nuk mund të ketë zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, për aq kohë sa presidenti
Bashar al- Asad mbetet në pushtet.
Sekretari Kerry i bëri komentet të hënën pas takimeve ndaras me
Ministrin e Jashtëm të Katarit, Khalid al- Attiyah dhe me
Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Princin Saud al- Faisal, në përgjigje të njoftimeve se zoti
Assad synon të kandidojë për t'u rizgjedhur vitin e ardhshëm.
"Tani unë nuk e di se kush beson se opozita do të pranojë që
Bashar al –Asad të jetë pjesë e një qeverie kalimtare. Dhe nëse
Bashar al -
Assad mendon se do t’i zgjidhë problemet duke kandiduar për një mandat tjetër, unë mund t’i them atij me siguri se kjo luftë nuk do të përfundojë për aq kohë sa ai vazhdon të jetë në pushtet." tha
Kerry.
Sekretari Kerry sot shkon në Londër për një takim me anëtarët e tjerë të rëndësishëm të grupit Miqtë e Sirisë dhe me opozitën siriane.
Shtuar më 22/10/2013,
ora 12:58