E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Kërkoi shpërblim që të kthente macen te e zonja, ndalohet shqiptarja
Sot, në “çfarë po më lexojnë sytë” kemi historinë e një gruaje shqiptare, me banim në Torino që gjeti një mace dhe bashkë me të, idenë për të fituar ca lekë.

Teksa endej rrugëve, macja 4-vjeçare Tigruz e racës europiane u gjet nga një 54-vjeçare shqiptare. Në vend që t’ia kthente të zonjës menjëherë, ajo kërkoi së pari shpërblim monetar. E kontaktoi në WhatsApp 22-vjeçaren që ishte e zonja e maces dhe i kërkoi një mijë euro. Pas negociatave dhe pas fotove e videove që vërtetonin mirëqenien e kafshës, pronarja dhe zhvatësja ranë dakord për 300 euro.

Të dielën, gruaja shqiptare u arrestua nga karabinierët sepse e zonja e kafshës u paraqit në vendin e shkëmbimit e shoqëruar prej tyre. Arrestimi u krye pasi macja u kthye në krahët e 22-vjeçares dhe shqiptarja mori shpërblimin. Ajo akuzohet për zhvatje dhe është në arrest shtëpie.
Shtuar më 09/10/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori