Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë, çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë martonë.

Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, ku do të prezantohet programi qeverisës nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën, dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.

Kujtojmë se PD vendosi në mbledhjen e Grupit Parlamentar që të mos bojkotojë seancën maratonë.

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

/albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 08:20