Kërkohet burgim i përjetshëm për azilkërkuesin afgan që vrau gruan e konvertuar
Prokurorët gjermanë kanë kërkuar dënim me burgimpërjetshëm për një azilkërkues afgan, i akuzuar për vrasjen e një gruaje pas konvertimit në krishtërim.

I akuzuari e ka therrur me thikë gruan afgane, 38 vjeçe, përpara dy fëmijëve të saj, 5 dhe 11 vjeç, në prill të vitit 2017, tha prokurori publik, Oliver Moessner, në gjyqin që u zhvillua të hënën në qytetin Traunshtajn.

Moessner e krahasoi vrasjen me ekzekutimin publik, duke thënë se ajo ka ndodhur jashtë një supermarketi.

Vrasja dënohet me burgimpërjetshëm me ligjin gjerman, edhe pse të dënuarit zakonisht lirohen pas 15 vjetësh.

I akuzuari raportohet se e ka pranuar vrasjen e gruas, por para fillimit të gjyqit ka thënë se nuk i kujtohet më. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori