Disa ministra britanikë po kërcënojnë të japin
dorëheqjen, si pasojë e lëshimeve që kryeministrja
Theresa May po përgatitet të bëjë për Bashkimin
Evropian në lidhje me “Brexit”-in.
Mediet
britanike raportojnë për një revoltë në rritje në qeveri, përpara samitit që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme, e që ka si qëllim të përcaktojë detajet e divorcit dypalësh.
Po ashtu ka pasur kërcënime edhe nga aleatët irlandezo-veriorë të Mayt për të tërhequr mbështetjen, gjë që do ta detyronte kryeministren të përballej me një mocion mosbesimi, që do të çonte sipas të gjitha gjasave në zgjedhje të parakohshme.
Sipas gazetave
britanike, të paktën dy apo 3 ministra mund të japin
dorëheqjen, nëse May do të bëjë lëshime, veçanërisht për problemin e kufirit irlandez dhe mbajtjen hapur të tij, pasi Britania të dalë zyrtarisht nga blloku
evropian më 29 mars të vitit të ardhshëm.
Shtuar më 12/10/2018,
ora 14:34