Kërcënim për sulme, mbyllet ambasada dhe konsullata gjermane në Turqi
Alarm per sulme te tjera terroriste ne Turqi. Objektiv duket se eshte ambasada dhe konsullata gjermane ne Ankara dhe Stamboll, percjell Portali Albeu.

Per kete arsye, autoritetet vendase kane mbyllur ambasaden dhe konsullaten gjermane, ndersa jane mbyllur edhe shkollat gjermane ne vend.

Kercenimi per sulm ka ardhur nepermjet nje e-maili, shkruan Albeu.com.

Pak dite me pare Ankaraja u trondit serish nga nje sulm terrorist qe la mbi 36 te vdekur dhe dhjetera te plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori