Kërcënim për sulm, masa të rrepta sigurie në Aeroportin e Gjenevës
Një kërcënim anonim ka bërë që policia të rrisë masat e kontrollit në aeroportin" Cointrin" të Gjenevës dhe rreth tij.

Gjendja vazhdon të mbetet e njetë dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se edhe sa kohë do të vazhdojnë këto masa.

Ndërkohë, masat në fjalë përfshijnë, veç tjerash, kontrollime shtesë të pasagjerëve.

Për këtë arsye, atyre u rekomandohet që të paraqiten më herët në aeroport për të udhëtuar, sepse kontrollimet e shtuara marrin më shumë kohë.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa të mbyllet aeroporti. Sipas tij, aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime dhe nuk ka ofruar të dhëna tjera. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori