I përfshirë në trafik droge me Habilajt, lihet në burg ish-shefi i krimeve në Vlorë

Gjykata ka vendosur të lërë në burg ish-shefin e krimit kundër narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila, i akuzuar si i përfshirë në trafik droge.

Kohila u vetëdorëzua 3 ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në.

Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën ndërsa ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg./albeu.com/