Leje Policisë për përgjime telefonike dhe filmime, zbulohen propozimet për ndryshimet në ligj

Këshilli i Ministrave ka propozuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat priten të kalojnë në komisionet parlamentare.

Ndryshimet propozohen që të bëhen në nenet 84 dhe 131 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe parashikojnë përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë.

Referuar ndryshimeve të reja, forcat e policisë mund të përdorin pajisje teknikle për fotografimin, filmimin me foto ose video të personave në vende publike, si dhe mund të përdorin pajisje gjurmuese.

Njëkohësisht është propozuar edhe krijimi i një Komiteti Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Lùftën Kundër Krimit të Organizuar. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2020 13:57