KE i bën apel Greqisë për unitet kombëtar
Jose Manuel Barroso
Komisioni Europian nëpërmjet presidentit të tij Barroso i ka bërë thirrje Greqisë për unitet kombëtar dhe politik. Në Bashkimin Europian ne kemi rënë dakord për masat që pritet te nxjerrin Greqine nga kriza, por që këto masa të zbatohen është jetike që të kemi stabilitet në Greqi”,është shprehur presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso në një deklaratë të tij

Sipas tij, pa miratimin e Greqisë për programet e mbështetura nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kushtet për qytetarët grekë vetëm sa do të përkeqësohen, veçanërisht për ata që kanë kushte më të rënda ekonomike.

Sipas Barrosos, pasojat në një rast të tillë do të ishin të pamundura për tu parashikuar, ndaj i bën thirrje qeverisë në Athinë dhe të gjithë lidërve politike në Greqi që të tregojnë unitet kombetar, unitet politik për të pasur mbështetje të gjërë në zbatimin e paketës së shpëtimit./albeu.com/

Shtuar më 02/11/2011, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori