KE fajëson NATO-n për vdekjen e 63 klandestinëve libianë
Këshilli i Europës ka bërë fajtor NATO-n për vdekjen e 63 klandestinëve libianë të cilët mbetën në det të hapur pasi mjeti i tyre konsumoi të gjithë karburantin gjatë rrugës për në Itali. Sipas një hetimi të kryer nga ky organizëm thuhet se dy luftanije të NATO-s ishin shumë pranë mjetit lundrues, por si rrjedhojë e një “zinxhiri gabimesh”, askush nuk u erdhi në ndihmë.

Nga kjo tragjedi shpëtuan nëntë persona nga 72 që kishte anija në bord. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori