Kryetari i Parlamentit
Evropian,
Martin Schulz, ka reaguar në lidhje me
arrestimet masive të gazetarëve në
Turqi.
Duke përdorur etiketën e përdorur në
Turqi për të protestuar
arrestimet (#Ozgirbasinsusturulamaz (Nuk Mund të Heshtet Media e Lirë),
Schulz ka shkruar:
"Media e lirë është princip themelor për antarësim në BE. #Turqia dhe #LiriaeMedias po ecin në drejtime të kundërta. Bastisjet te #Zaman janë shqetësuese."
Më herët, edhe Komisioni
Evropian ka dënuar
arrestimet e gazetarëve në
Turqi, konkretisht arrestimin e Kryeredaktorit të Gazetës më të madhe në
Turqi Zaman dhe drejtorin e Tv Samanyolu, Hidayet Karaca.
"Jemi shumë të shqetësuar nga lajmet për
arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias në
Turqi.
Komisioni ynë po punon për më shumë detaje për të mësuar çfarë po ndodh.
Me shumë mundësi, pasdreke do të kemi një deklaratë të plotë në lidhje me ngjarjet", ka deklaruar Zëdhënësja e Komisionit
Evropian,
Maja Koçijançiç. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2014,
ora 16:04