Kate ja ktheu dhuratën mbrapsht, Kim përpiqet të joshë Meghan me diamante
Kim Kardashian duket se do të krijojë marrëdhënie të mira me Meghan Markle-in, sepse po i paraprin me një dhuratë të kushtueshme me rastin e fejesës.

Sipas “Ok!”, ajo ka porositur vëthë diamanti të dizenjuar posaçërisht për Meghan Markle-in.

Po sipas kësaj reviste, Kim është përpjekur t’ia gjejë anën aktores përmes miqve në Hollyëood, që t’ia prezantojnë Meghan-in.

Sipas një njeriu të afërt me Kim-in, ajo po e bën gjithë këtë sepse do të krijojë ura komunikimi me të fejuarën e princit Harry, 5 vite pasi Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton-i, i ktheu mbrapsht dhuratën që ajo i kishte bërë: një garderobë me veshje të linjës Kardashian.

Në 2012-ën, Kim Kardashian i dërgoi këtë dhuratë gruas së princit William në shenjë dashamirësie, por Kate tregoi hapur injorimin e saj duke ia kthyer të gjitha veshjet, siç ia kishte sjellë.
Shtuar më 14/12/2017, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori