Katalunja mbetet e Spanjës, nuk ka referendum
Pëlqej
Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar mbajtjen e një referendumi të mundshëm në Katalunja.

Referendumi që ishte parashikuar të mbahej në nëntor, nuk do të mbahet, edhe përkundër faktit se në këtë rajon ka lëvizje dhe parti separatiste që e kërkojnë pavarësinë.

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se 12 gjykatës kanë marrë vendimin pas një takimi urgjent 1 orësh lidhur me këtë çështje.

Referendumin e kërkoi edhe kryeministri lokal i Katalunjës, Artur Mas, por u kundërshtua nga kreu i qeverisë së Madridit, Mariano Rajoi./albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori