Katalunja kërkon pavarësi nga Spanja
Pëlqej
Zyrtarë të lartë të Katalunjës kanë kërkuar pavarësim nga Spanja dhe për këtë arsye qeveria e Madridit do të mbajë një mbledhje uirgjente lidhur me këtë gjë.

Katalunjasit kanë marrë shembullin e Skocisë dhe kanë thënë se ka shumë rëndësi procesi i referendumit.

Pavarësisht se referendumi nuk e ka mbështetjen e qeverisë qëndrore të Spanjës, ai pritet të mbahet më datë 9 nëntor.

Zv/Kryeministri Soraya Saenz de Santamaria, ka thënë në një konferencë për gazetarë se “askush nuk është mbi vullnetin kombëtar të të gjithë spanjollëve”, duke e cilësuar referendumin si “jokushtetues”.

Katalunja me qendër Barcelonën është një rajon i zhvilluar industrial, por së fundmi është prekur nga kriza ekonomike dhe si rrjedhojë janë rritur separatistët në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori