Katalunasit kerkojne me shume autonomi
Albeu.com
Mbi një milion njerëz kanë marshuar në Barcelonë për të kërkuar më shumë autonomi për rajonin katallan. Demonstrata vjen një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese deklaroi se nuk ka bazë ligjore për njohjen e Katalonisë si komb.
Statuti i autonomisë është aprovuar nga votuesit katallan në një referendum më 2006, duke i dhënë më shumë pushtet parlamentit rajonal për taksat dhe çështjet juridike.

“Kjo demonstratë është fillimi i pavarësisë që e dëshirojmë për vendin tonë (Katalonia)”, deklaroi për AFP një student.
Shtuar më 11/07/2010, ora 13:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori