Katalonja, gati të shpallë pavarësinë menjëherë nëse "po"-ja fiton referendumin
Koalicioni në pushtet në Katalonja deklaroi sot se referendumi i vetëvendosjes që synon të organizojë në tetor do të ketë efekt të menjëhershëm dhe se do të shpallte menjëherë pavarësinë nëse “po”-ja fitonte.

Nëse një maxhorancë votash është në favor të krijimit të një republike katalanase, do të duhet që të shpallet pavarësia menjëherë”, tha një e zgjedhur rajonale e CUP-së (ekstremi i majtë, separatist), Gabriela Serra, gjatë prezantimit të ligjit, nga një grup deputetësh indipendentistë të të gjitha drejtimeve, që shërben për të organizuar referendumin.

Qeveria katalanase drejtohet që prej vitit 2016 nga një koalicion separatist që ka premtuar se do të sjellë pavarësinë e rajonit.

Nga ana tjetër qeveria spanjolle e konservatorit, Mariano Rajoy i kundërvihet këtij referendumi duke vlerësuar se një çështjet e tullë që prek sovranitetin kombëtar duhet të debatohet nga të gjithë spanjollët.

Rajoy këtë çështje e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, që e shpalli të paligjshme dhe në shkurt Gjykata kishte njoftuar ekzekutivin katalanas se çdo veprim në këtë drejtim do të ishte i dënueshëm me ligj, përcjell Atsh.

Por, vetë shoqëria katalanase është shumë e ndarë mbi këtë çështje, ku 48,5 për qind janë kundër shkëputjes ndërsa 44,3 për qind janë pro, sipas një sondazhi të fundit nga një institut që varet nga qeveria katalanase.

Megjithatë një maxhorancë e gjerë e popullsisë, më shumë se 70 për qind, dëshiron që t’i jepet fund kësaj çështjeje me një referendum. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori