Kasami tregon se pse do të garojë për Tetovën (VIDEO)
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se do të garojë për kryetar komune në Tetovë për disa arsye, ku tashmë ai shpalos pjesë të programit të tij politik.

“Sot jetojmë në një qytet i ngulfatur në mbeturina, ku nuk ka ujë të pijshëm, qytet që ka probleme elementare me komunikacionin. Prandaj vlerësoj se këto do jenë prioritetet e programit tim katërvjeçar dhe Tetovën synoj ta shndërrojë në një qytet ku gjithë qytetarët e Tetovës do të krenohen në një qytet të tillë”, ka thënë Kasami në një intervistë sonte dhënë për TV21.

Ai mes tjerash ka premtuar se do të ndërtojnë fabrikë për mbeturina në Tetovë dhe “Jugohromi” të mos hapet pa plotësuar kushtet ekologjike. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori