Karzai kërkon shpjegime nga NATO për sulmin
Disa orë pas vrasjes së 16 civilëve afgnanë nga një ushtar amerikan, Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka kërkuar shpjegime nga ana e NATO-s ndërsa nuk ka nguruar ti cilësoje sulmet si të qëllimshme. Drejtues të Ministrisë së Brendshme afgane ka thënë se ishin të tronditur dhe pikëlluar me vrasjet dhe plagosjen e civilëve të pafajshëm nga duart e forcave të koalicionit.

“Ne i dënojmë të shtënat në termat më të fuqishëm. Ato do të hetohen plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie Sedik Sediki. Ushtari i paidentifikuar amerikan, që raportohet të jetë rreshter, ka dalë jashtë bazës së tij në Kandahar dhe ka shtënë drejt shtëpive të afganëve në fshatin Panjvai. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori