Karolos Papoulias rizgjedhet president i Greqise
Albeu.com
Karolos Papoulias është zgjedhur sot president i Republikës së Greqisë. Parlamenti grek votoi me 266 vota pro, nga 298 deputetë, sa ndodheshin në sallë. Papoulias, 81 vjeçar, rizgjidhet kryetar shteti i Greqisë pas zgjedhjes që iu bë në vitin 2005, gjatë qeverisjes së Kostas Karamanlisit.
Sot ai siguroi votat nga partitë e mëdha greke PASOK, Demokracia e Re dhe Laos.

Dy partitë e tjera të majta të përfaqësuara në parlament, Partia Komuniste (KKE) dhe e majta radikale, Syriza, që nuk kishin paraqitur kandidatë, abstenuan gjatë votimit. Papoulias do të bëjë betimin më 12 mars, njoftoi në përfundim të sesionit kryetari i parlamentit Filipos Pecalnikos.

Karolos Papoulias, lindur në Janinë, është një kuadër i vjetër i PASOK-ut, bashkëpunëtor shumë i afërt me ish-kryeministrin Andrea Papandreu, themeluesi i PASOK-ut dhe babai i kryeministrit aktual Jorgo Papandreu.
Shtuar më 03/02/2010, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori