Karnavalet në Brazil, shpallet fitues grupi Beija Flor
Juria e vendosur për të vlerësuar karnavalet e Rio de Janeiros, ka përcaktuar si fitues të këtij aktiviteti, grupin Beija Flor. Ata u shpallën kampionë të këtij kompeticioni të kontestuar, etapë që shënon edhe fundin e festimeve që zhvillohen në Brazil çdo vit. Beija-Flor dhe 12 klube të Sambas të nivelit të lartë, konkuruan në Sambadrome-n 70.000-vendeshe të diëlën dhe të hënën, në një paradë që u trasnemtua edhe në ekranet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Parada e këtij viti u shoqërua edhe me disa incidente, një prej të cilëve ishte edhe rënia e zjarrit në një prej dyqaneve ku ndodheshin kostumet e atyre që do të parakalonin në paradë.

Nej Filardi, Presidenti i trupës Uniao da Ilha , që humbi qindra kostume nga zjarri, tha se duke organizuar një paradë të plotë ishte si të fitoje titullin. Trupa 11-herë fituese, siguroi edhe titullin kampion me një paradë të dedikuar këngëtarit dhe muzikantit të njohur dhe fituesit të çmimit grammy, Roberto Carlos , i njohur në vend, me pseudonimin "The King" 0se “mbreti”. Roberto Carlos ka shitur mbi 120 milionë albume në mbarë botën dhe është konsideruar si një nga artistët më me ndikim të Brazilit gjatë viteve 1960.

Grupi fitues u përgëzua edhe nga autoritetet për përzgjedhjen e temës me të cilën ata performuan dhe u paraqitën në paradën e karnavaleve. Shkolla fituese u gjykua dhe vlerësua për inskenimin, kostumet, kërcimet, entuziasmin e përgjithshëm, tekstet e këngëve të paraqitura dhe për të tjera kritere.

Në fund të karnavaleve, zhvillohen festime në Brazil dhe në Rio dhe banorët lënë punën e qëndrojnë nëpër shtëpi për të parë në ekran, ndarjen e çmimeve dhe për të mësuar se cila do të jetë shkolla fituese e paradës.
Shtuar më 10/03/2011, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori