Karlos Slim Helu, një meksikan, princi i më të pasurve
Albeu.com
Nuk di të përdorë kompjuterin, por zotëron perandorinë e telekomunikacionit që kap shifrën 53 miliardë dollarë. Eshtë ky Karlos Slim Helu, mbreti i Industrisë së telekomunikacioneve, ka arritur të lërë pas Warren Buffet duke zënë vendin e dytë në listën e më të pasurve të botës.Karlos Slim Helu, mbreti i Industrisë së telekomunikacioneve, ka arritur të lërë pas Warren Buffet duke zënë vendin e dytë në listën e më të pasurve të botës, me një perandori biznesi që vlen më shumë se 53 miliardë dollarë, e barabartë me 7% të buxhetit të shtetit të tij. Megjithëse njihet shumë pak në botë, Karlos Slim Helu arriti të fitonte plot 23 miliardë dollarë gjatë 14
muajve të fundit, duke iu afruar shumë Bill Gates, pasuria e të cilit vlerësohet 56 miliardë dollarë. Fakti që nuk di ta përdorë kompjuterin, nuk e ka penguar aspak të jetë një ndër individët që ka fituar më shumë nga industria e informatikës. Fëmijët i dhuruan një lap-top Krishtlindjet e shkuara, të cilin me shumë vështirësi diti ta ndizte e ta vinte në punë, për të mos thënë që ka shumë gjasa që të mos ketë naviguar kurrë në internet. Por fakti që thuajse as nuk di të përdorë fare një kompjuter, nuk e ka ndaluar aspak meksikanin Karlos Slim Helu të ketë një vision të qartë për mënyrën si kompjuterët dhe interneti kanë transformuar krejtësisht jetën e qenieve njerëzore dhe ç‘është më e rëndësishmja për atë vetë, mënyrën si këto shpikje kanë ndikuar dhe hovin që I kanë dhënë biznesit botëror. Slim është prej kohësh një ndër individët pararojë të këtij revolucioni në metropolin gjigant të Meksikos, ku zotëron pjesën dërrmuese të kompanisë më të madhe të shërbimit të internetit, duke qenë njëkohësisht edhe shitësi më i madh i kompjuterëve në vend. Që kur mori nën kontroll kompaninë "Prodigy Inc." në gjysmën e vitit 1997, ai u kthye në ofruesin e tretë të shërbimeve të internetit (ISP) në Shtetet e Bashkuara. Tashmë po bën edhe një tjetër blerje të rëndësishme në tregun gjigant amerikan.
"Teknologjia do të transformojë rrënjësisht jetët e njerëzve dhe të shoqërisë kudo në botë", shprehet Slims. Tashmë, Karlos Slim Helu renditet I dyti në listën e njerëzve më të pasur në rruzull dhe zotëron një rrjet biznesesh, I cili vlen jo më pak se 53 miliardë dollarë.
Vetëm gjatë 14 muajve të fundit Helu fitoi më shumë se 23 miliardë dollarë falë zgjerimit dhe shtrirjes në fusha të tjera të perandorisë së tij, e cila në të shumtën përbëhet nga aktivitetet në fushën e shërbimeve të internetit e të telefonisë, pa lënë mënjanë shitjen me shumicë e pakicë, sigurimet bankare dhe prodhimin e pjesëve të këmbimit për makina. Për herë të parë në financat e larta, emir Karlos Slim Helu u dëgjua ndërsa kryesonte një grup investitorësh, ku përfshihej "France Telecom" dhe "Southwestern Bell Corporation", gjatë blerjes së kompanisë
telefonike shtetërore të Meksikës në vitin 1990. Pala shitëse ishte qeveria meksikane, ndërkohë që mendohet se Presidenti i atëhershëm, Karlos Salinas, luajti një rol shumë favorizues për grupin e investitorëve gjatë tratativave. Që atëherë, Helu u bë objekt kritikash të ashpra për prirjen e fortë drejt krijimit të monopoleve dhe metodave jo shumë ortodokse për të mposhtur konkurrentët. Në fakt, ndërrimi i pronarit në Telmex u shoqërua me rritjen dramatike të çmimeve të shërbimeve telefonike dhe me një numër jashtëzakonisht të madh meksikanësh që ankoheshin për tarifat e reja dhe rënien e cilësisë së këtij shërbimi. Slim u akuzua vazhdimisht për përdorimin e lidhjeve të forta me politikën për të mbajtur në nivel shumë të lartë çmimet dhe vazhdimësinë e situatës monopol në të cilën ra ky shërbim në atë kohë. Mungesa e një kompeticoni të vërtetë (gjë që mund të vërehet fare mirë edhe në rastin e shërbimit të telefonisë celulare në Shqipëri) do të thoshte që konsumatorët duhet të paguanin shumë më tepër për këtë shërbim se vendet e tjera me më shumë se një kompani e që konkurronin vërtet me njëratjetrën.
Në vitet që pasuan, presioni i vazhdueshëm i konsumatorëve bëri që tregu I shërbimit telefonik fiks të hapej edhe ndaj operatorëve të tjerë, megjithëse ende ruan tendenca shumë të forta monopolistike dhe i bën meksikanët të jenë ndër konsumatorët me shërbim telefonik fiks më të lartë në botë. Në vitin 2006, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organization for Economic Cooperation and Development) me bazë në Paris, konfirmonte se meksikanët ishin ndër konsumatorët që paguanin më shumë në botë. Sipas të përditshmes "New York Times", sot nëntë nga dhjetë linja telefonike në Meksikë i përkasin kompanisë "Telmex".
Ndërkohë që përafërsisht të njëjtat gjëra mund të thuhen edhe lidhur me "Telcel", telefoninë celulare lider në Meksikë, e cila kontrollon thuajse 80% të telefonave celularë
në vend.
Shumat stratosferike të fitimeve që rrodhën nga këto financime, i dhanë mundësinë meksikanit me origjinë libaneze të përhapej edhe përtej kufijve të vendit. Gjatë pesë viteve të fundit, "America Mobil", kompania e kontrolluar prej tij nuk ka reshtur as edhe vetëm për një çast së bleri kompani celulare anembanë Amerikës Latine. Duke qenë tashmë edhe operatori që mbretëron krejtësisht në këtë fushë me më shumë se 100 milionë abonentë.
Sidoqoftë, pavarësisht metodave shumë të përfolura me të cilat ka arritur të bëhet një ndër njerëzit më të pasur në rruzull, Karlos Slim Helu konsiderohet si një ndër investuesit më të suksesshëm jo vetëm të Meksikës, por të të gjithë botës së financave të larta, aq sa në shtypin e huaj quhet shpesh edhe Warren Bufet I Amerikës Latine, ndërkohë që ai e sheh veten më shumë si administrator kompanish se magjistar i investimeve.
Megjithëse vazhdon të jetë shumë aktiv në drejtimin e kompanive të shumta, menaxhimin e tyre të përditshëm miliarderi ua ka besuar tre djemve Karlosit, Mark Antonit dhe Patrikut. Karlos Slim Helu ka lindur më 28 janar të vitit 1940 në Meksiko. Babai Yusef Salim (Julian Slim) Haddad dhe nëna Linda Helu, ishin që të dy me origjinë nga Libani.
Juliani hapi një dyqan veshjesh të quajtur "La Estrella del Oriente" (ylli i orientit) dhe pak nga pak nisi të blinte pasuri të patundshme në zonat pranë qendrës së qytetit të stërmadh Meksikan. Juliani u martua me Lindën, vajzën e një tjetër libanezi të pasur, martesë nga e cila linden edhe gjashtë fëmijë, ndër të cilët Karlos ishte i pesti. Hapat e parë në biznes Karlosi i ri i hodhi në firmën e të atit, drejtimin e së cilës e mori vetë në dorë pas vdekjes së tij. Meksikani me origjinë libaneze ka gjashtë fëmijë dhe banon në Meksiko. Gazeta Shqip
Shtuar më 16/04/2007, ora 12:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori