Karikaturat nga mediat serbe: Unë nuk jam “Charlie Hebdo”
Ngjarja tragjike e ndodhur në Paris, ku humbën jetën 12 pjesëtarë të revistës “Charlie Hebdo”, nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga media serbe, edhe pse parë në një tjetër prizëm. Vite më parë, kjo revista franceze kishe pasqyruar nëpërmjet karrikaturave krimet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1991. Dhe kjo padyshim që ngjalli zemërim të madh te serbët, të cilët ishin ndjerë të ofenduar.

Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Francë, ku revistaCharlie Hebdo” u vu në shënjestër të terroristëve, kanë qenë mediat serbe ato që kanë ndryshuar karikaturat e botuara më herët nga revista: në vend të "Pranvera në Prishtinë" ata kishin vënë titullin "Dimri në Paris".

Në vend të luftëtarëve serbë dhe mbi kufomat e zhveshura të femrave shqiptare të dhunuara, ka dy terroristë të maskuar, njëri prej të cilëve thotë: "Nuk ka më karikaturistë në qytet". /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori