Karaxhiqi kërkon Hollbruku të dëshmojë para Tribunalit të Hagës
Albeu.com
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kërkoi nga Tribunali i Hagës që t`i urdhërojë Riçard Hollbrukut të dëshmojë lidhur me marrëveshjen, sipas të cilës, Karaxhiqi nuk është dashur t`i dorëzohet gjykatës në Hagë.Karaxhiqi kërkon që edhe personalitete tjera të dëshmojnë për marrëveshjen, në mesin e tyre përmendet edhe ish-sekretarja shtetërore amerikane Medlin Ollbrajt, ish-diplomati Uiliam Stobner dhe Riçard Goldstoun, prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në kohën kur është firmosur Marrëveshja e Dejtonit.

Sipas Karaxhiqit, me marrëveshjen nga ai është kërkuar që të tërhiqet nga posti, të zhduket nga jeta shoqërore, të mos japë intervista, po madje edhe të mos publikojë krijime letrare.

"Në emër të SHBA-ve, Hollbruku premtoi se Partisë Demokratike Serbe nuk do t`i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhjet e pasluftës… Ndërsa për mua, Hollbruku premtoi në emër të SHBA-ve se nuk do të më gjykohet para Tribunalit", tha Karaxhiqi. (Makfaks)
Shtuar më 07/08/2008, ora 16:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori