Karaxhiq do te deshmoje ne nje seance apeli per aleatin e tij
Albeu.com
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq që të dëshmojë në një seancë apeli për një aleat të tij të akuzuar për spastrim etnik.
Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë arriti në përfundimin se Momçillo Krajishnik mund ta thërrasë Karaxhiqin si dëshmitar.

Gjykata tha se Karaxhiqi do të dëshmojë në një seancë muajin e ardhshëm.

Dhoma e Apelit thotë se beson se nëse Karaxhiqi do të kishte dëshmuar në shkallën e parë të gjykimit, të dhënat që ai do të paraqiste mund të kishin pasur ndikim tek vendimi.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ishte i fshehur gjatë gjyqit të Krajishnikut në vitin 2006, kur gjykata e dënoi me 27 vjet burgim pas akt-padisë për krime kundër njerëzimit.

Të dy ata ishin aleatë të afërt si president dhe kryetar parlamenti të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës. (VoA)
Shtuar më 18/10/2008, ora 14:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori