Karaxhic: Lufta ne Bosnje ishte lufte ndermjet serbeve
Albeu.com
I akuzuari për masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, Radovan Karaxhiq, ka deklaruar të enjten se në Bosnjë gjatë viteve nëntëdhjetë “kishte një rol të pafat në një luftë të pafat në një vend të pafat”.
Krimineli serb i mbyllur në një qeli në Burgun e Hagës po ashtu ka thënë se lufta në Bosnjë- Hercegovinë ka qenë më saktësisht një luftë ndërmjet serbëve, pasi myslimanët ishin në fakt serbë, të cilët janë konvertuar në islam.
“Kjo ishte një luftë, të cilën nuk e dëshironim. Nuk ishte në interesin tonë që të ishim armiq. Përleshjet tona gjithnjë janë tragjike për të gjithë popujt në BH dhe në dobi vetëm të palës së tretë”, theksoi ai, në një intervistë dhënë nga burgu për “Al-Jazzeeran”.
Karaxhiq i tha gazetarit të televizionit nga Katari, Rejih Umar, se lufta “ka mundur të shmangej po qe se myslimanët në Bosnjë të kishin pasur udhëheqje tjetër në fillim të viteve nëntëdhjetë”.
Intervista me Karaxhiqin, të cilin ai e dha në formë të shkruar për gazetarin nga Katari, është pjesë e një dokumentari hulumtues që televizionit bëri për epokën e gjatë të Karaxhiqit dhe trashëgiminë e tij në Bosnjë dhe më gjerë.
Karaxhiq ka shpjeguar po ashtu në intervistë se nuk është paraqitur në gjykim, pasi atij nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për vetëmbrojtje.
“Nuk dua të jem si një bimë e ekspozuar ndaj borës dhe shiut, pa kurrfarë shansi për pjesëmarrje. Sikur të duhej të bëja diçka të tillë, atëherë ky do të ishte turp si për mua ashtu edhe për Tribunalin”, ka thënë Karaxhiq. Ai ka bërë të ditur se shpreson të ketë një gjykim fer, ndërsa duke folur për marrëveshjen e pretenduar me Richard Holbrooken, Karaxhiqi përsëriti se ai i kishte premtuar se nuk do të ndiçej nga Haga në rast se jep dorëheqjen nga funksioni politik dhe tërhiqet nga jeta publike.
“Unë i kam përmbushur premtimet e mia. Tash presim që edhe Holbrooke t’i përmbushë të tijat”, ka përfunduar Karaxhiq.
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori