Karaxhic, koloneli britanik deshmon ne proces
Albeu.com
Koloneli britanik Colm Doyle do të dëshmojë sot në gjykatën e Hagës, në procesin ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç. Doyle, aktualisht në pension, ka qenë drejtuesi i misionit mbikëqyrës të BE-së në Bosnje dhe i dërguari i posaçëm i Lordit Carrington.
Duke qenë në këtë pozicion, Doyle është takuar dhjetëra herë me Karaxhic, i cili përballet me 11 akuza, mes të cilave ato për genocid dhe krime kundër njerëzimit.
Shtuar më 21/05/2010, ora 14:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori