Kapot e mafias famëkeqe "Ndragheta" në pranga, fshihnin kokainë në peshk të ngrirë (VIDEO)
Policia italiane ka finalizuar me sukses një super operacion kundër një organizate kriminale të lidhur me organizatën famëkeqe "Ndragheta".

Organizata famkeqe drejtonte një linjë të madhe trafiku nga Amerika e jugut në Itali.

Policia e Reggio Calabrias në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Antidrogën, kanë ekzekutuar një sërë urdhër arrestesh në rajone të ndryshme të Italisë ndaj subjekteve që dyshohen se janë të afërt me familjet Morabito-Bruzzaniti-Palamara, shkruan "Corriere della sera".

Të dyshuarit nën hetim nga policia për organizatë kriminale të finalizuar me trafik ndërkombëtar droge janë më shumë se 25, ndërsa 19 urdhër arreste të Gjykatës së Reggios janë ekzekutuar, 15 në burg dhe 4 në arrest shtëpie.

Mes të arrestuarëve ka subjekte të afërta me familjet Morabito, Bruzzaniti e Palamara, që konsiderohen kapot e mafies që operon mes Bova Marina, Biancos, Africo dhe Plati.

Në hetim është përfshirë edhe një amerikano-jugor i akuzuar nga hetuesit se ka drejtuar negociatat me eksponentë të Ndraghetas për hapjen e një kanali për importimin e kokainës mes Kolumbisë dhe Kalabrisë.

Nga hetimi i zgjatur dy vjet, ka rezultuar se droga mbërrinte në portin e Gioia Tauro e fshehur në kontainer me fruta ose peshk të ngrirë.

Informacioni i Policisë së Shtetit, i cili është mbi 500 faqe ka mbledhur përgjime telefonike dhe ambientale duke rindërtuar kështu aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të narkotrafikut. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2017, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori