Kapitullimi i pasanikeve ruse
Albeu.com
Rusët më të pasur kanë humbur 230 miliardë dollarë, ose 52 % të kapitalit të tyre, në krizën financiare që gjatë muajve të fundit ka goditur botën.Oleg Deripaska, i njohur si mbreti i aluminit, ka humbur 16 miliardë dollarë amerikanë. Për këtë arsye është përjashtuar nga drejtoria e kompanisë "Hohtig a.g." dhe "Magna International Ink".

Roman Abramovich është më i varfër për 20 miliardë dollarë, ndërsa më së keqi ka pësuar metalurgu Vladimir Lisin, i cili ka humbur plot 22 miliardë dollarë, njofton e përditshmja moskovite "Politika".
Konkurrenti i tij kryesor, grupi i minierave dhe metalurgjisë "Evraz", po ashtu ka shënuar humbje katastrofale - pasi vlera e aksioneve të kësaj firme ka rënë për 84 për qind, kështu edhe pasuria e pronarit Aleksander Abramov ka rënë nga 13 në 2.2 miliardë dollarë amerikanë.
Kriza financiare nuk e ka lënë rehat as industrinë e naftës. Vagit Alekperov (
"Lukoil" ) ka humbur plot 12.3 miliardë dollarë, ndërsa zëvendësi i tij Leonid Fedun - 5.4 miliardë dollarë. Bankarët Mihail Fridman dhe German Han Grupi Alfa) kanë humbur 12.1 miliardë dollarë.
Për shkak të krizës financiare mund të ndodhë që disa dhjetëra avio- kompani ruse të bankrotojnë, për shkak të borxheve të mëdha që kanë për derivate të naftës.
Një nga miliarderët rusë, pronar i afro 30 % të aksioneve në "Aeroflot", pasuria e të cilit është përgjysmuar, ka thënë se këto ditë oligarkët rusë duhet hequr nga lista Forbesit të njerëzve më të pasur në botë. (Express)
Shtuar më 16/10/2008, ora 02:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori