Kapi pitonin 10 metra të gjatë, gjahtari bie në kurthin e presë së vet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një burrë kishte arritur të kapte me sukses një gjarpër 10 metra të gjatë, por nuk e kishte kuptuar se Pitoni po e neutralizonte atë.

Teksa po e mbante të kapur duke i bllokuar kokën, pitoni kishte nisur t’i mbështillej rreth këmbëve.

Kur gjahtari e kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë pasi gjarpri kishte filluar ta shtrëngonte, taktikë që e përdor për të vrarë prenë e tij.

Por fatmirësisht në ndihmë i ka shkuar kolegu i tij, i cili e ndihmoi për t’u liruar. Pitonët nuk janë helmues, por mbeten vdekjeprurës.

Ata e shtrydhin deri në vdekje prenë e tyre dhe mund të gëlltisin kafshë të cilat janë përtej madhësisë së tyre.
Shtuar më 13/02/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori