Kapet personi që kishte planifikuar vrasjen e Obamës dhe Klinton (FOTO LAJM)

Udhëheqësi i një grupi të armatosur, Patriotët e Bashkuar Kushtetues, të cilët u përpoqën të ndalonin emigrantët në kufirin me Meksikën, ka planifikuarvrasjen e Brak Obama-s, Hillari Klinton dhe miliarderit Xhorxh Soros, sipas informacioneve të FBI.

Anëtarët e këtij grupi thonë se duan të tërheqin vëmendjen ndaj shkeljeve të emigracionit dhe të ndihmojnë në zbatimin e ligjit federal në patrullimin e kufirit.

Avokati i Hopkinsit i ka kundërshtuar akuzat, ndërkohë që klienti i tij u shfaq si i pandehur këtë të hënë në gjykatën e Las Cruces, Nju Meksiko, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Ai u arrestua të shtunën, pak ditë pasi grupi doli nëpër lajme për ndalimin e 300 emigrantëve në kufirin meksikan.
Shtuar më 23/04/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori